Si te instalojme WordPress manualisht?

Shkruar nga Fatmir Shehu

Manual se si te instalojme WordPress Hap pas Hapi.

Ne kete tutorial do shpjegojme hapat per instalimin e platformes WordPress ne menyre manuale ne serverin tuaj. Ndiqni kete guide per te mesuar si te instaloni versionin e fundit te WordPress manualisht.

1. Shkarkoni WordPress

Per te filluar procesin e instalimit, fillimisht ju duhet te shkarkoni WordPress nga faqja zyrtare. Ju sygjerojme te shkarkoni gjithmone versionin e fundit stabel.
Pasi te keni mbaruar shkarkimin, ekstraktojeni nga nje folder te ri te gjitha filet.

2. Ngarkoni File-t ne Server

Tani, ju duhet te ngarkoni filet e WordPress ne Web Server. Menyra me e lehte per t’i ngarkuar keto file eshte me ane te FTP (Filezilla, CuteFTP, etj)
Kujdes! Nese deshironi ta instaloni WordPress ne direktorine kryesore (p.sh ne domainijuaj.com) atehere sigurohuni qe te gjitha filet t’i ngarkoni tek folderi public_html qe ndodhet ne serverin tuaj. Nese filet e wordpress i ngarkoni ne folderin public_html/blog atehere faqja wordpress e juaj do te duket keshtu: domainijuaj.com/blog.

3. Krijoni MySQL databaze per WordPress

Tani ju duhet te krijoni nje databaze dhe nje perdorues per kete databaze dhe t’i jepni te gjitha privilegjet. Kur te keni krijuar databazen dhe userin sigurohuni qe t’i keni te ruajtur pasi do t’ju duhen pak me vone.

 

4. Procesi i instalimit

Tani duhet te navigoni ne sitin tuaj per te filluar instalimin. Nese wordpress e keni ngarkuar ne direktorine public_html atehere shkoni menjehere ne http://faqjajuaj.com . Gjeja e pare qe do vini re eshte nje njoftim qe ju thote qe nuk keni nje file wp-config.php dhe se duhet te krijoni nje te re. Mjafton te klikoni Create a Configuration File per te vazhduar me tej.


Ne kete faze do shikoni informacionet e nevojshme qe duhen para se te vazhdoni me instalimin. Meqe ne i kemi keto informacione vazhdojme me tej.

 

Vendosni te dhenat e databazes tuaj dhe klikoni butonin Submit. Normalisht WordPress do verifikoj nese informacioni eshte i sakte dhe nese po atehere do lexoni nje mesazh konfirmimi. Klikoni Run the Install per te vazhduar me tej.

 

Ne kete faqe do t’ju duhet te vendosni informacionet e nevojshme ne lidhje me blogun tuaj si p.sh emrin dhe fjalkalimin e Administratorit te sitit, emrin e faqes dhe pershkrimin e saj si dhe nje adrese emaili qe mund t’ju duhet ne rast se keni probleme me identifkimin ne sitin tuaj.
Kjo ishte!
Wordpress u instalua dhe ju mund te identifikoheni ne panelin e administrimit per te modifikuar te dhenat dhe per te bere ndonje postim. (http://faqjajuaj.xyz/wp-admin)

Rreth autorit

Fatmir Shehu

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

6 Komente

Lini një Koment