Te kuptosh se si vizitoret nderveprojne ne faqen tuaj eshte aspekt shume i rendesishem ne sukesin tuaj. Menyra me e mire per te njohur audiencen tuaj eshte monitorimi i trafikut te vizitoreve nepermjet Google Analytics. Ne kete artikull do shpjegojme se pse Google Analytics eshte i rendesishem dhe si ju mund ta instaloni ne blogun tuaj te WordPress.
Pse eshte Google Analytics i rendesishem per Blogun tuaj?
Google Analytics ju jep mundesine te monitoroni:
Kush e viziton faqen tuaj
Kjo vjeçori e Analytics i jep pergjigje pyetjes se nga cilet shtete vijne vizitoret, qyteti, cfare browseri kan perdorur, me cfare paisje jane futur ne faqe etj.
Keto te dhena jane jashtzakonisht te rendesishme dhe ju ndihmojne ne shume aspekte. P.sh nese shumica e vizitoreve te faqes tuaj perdorin nje ekran kompjuteri me rezolucion te larte, atehere ju duhet te kontrolloni nese dizajni i faqes tuaj eshte i pershtatshem per keto vizitore. Te njejten gje duhet te beni edhe per vizitoret qe futen ne faqen tuaj nga smartphonet. Te kesh nje blog te pershtatshem ne versionin mobile eshte DOMOSDOSHMERI.
Çfare bejne vizitoret kur jane ne faqe
Google Analytics ju jep mundesine te gjurmoni se ku klikojne me teper vizitoret tuaj, sa kohe qendrojne dhe sa eshte bounce rate ose koha e qendrimit (perqindja e vizitoreve qe largohen nga webi qe ne viziten e pare te tyre). Duke perdorur kete instrument, ju permiresoni blogun dhe zvogeloni perqindjen e vizitoreve qe ikin shpejt.
Kur vizitohet me teper blogu juaj
Duke monitoruar numerin e vizitoreve gjate orareve te ndryshme kohore, ju kuptoni se kur duhet te publikoni postimin e radhes per te pasur lexueshmeri me te larte. WordPress ju jep gjithashtu mundesine ta programoni kohen e publikimit p.sh ne orarin kur vizitoret jane me te shumte.
Nga erdhen vizitat ne faqen tuaj
Ky seksion i Google Analytics tregon se nga erdhen vizitoret (p.sh: nga motorret e kerkimit, jane futur direkt, jane referuar nga nje faqe tjeter).
Ju tregon gjithashtu edhe perqindjen e secilit prej ketyre burimeve. Nese vizitoret kan ardhur nga motorret e kerkimit, analytics ju shfaq perqindjen per cdo burim, google, yahoo, bing etj.
Si nderveprojne vizitoret me permbajtjen e faqes tuaj
Google Analytics ju tregon se si vizitoret reagojne me materialet qe ju keni ne faqe. Monitoron sa eshte perqindja e klikimeve qe ka marre nje postim i caktuar, sa here eshte klikuar nje link i caktuar dhe shume statistika te tjera. Mund te perdorni edhe instrumentet e segmentizimit duke krijuar permbajtje eksperimentale per te kuptuar se kush po lexohet me teper apo kush material po shperndahet me teper.
Pra ju kuptoni se per cfare interesohen me teper vizitoret e faqes tuaj dhe kjo ju jep mundesine te planifikoni nje strategji me te mire. Do eliminoni gjerat qe nuk kan interes dhe nuk funksionojne.
Si te Instalojme Google Analytics ne WordPress
Hapi 1: Fillimisht ju duhet te krijoni nje llogari ne Google Analytics. Per te krijuar llogari vizitoni Linkun per tu rregjistruar ne Google Analytics. Perdorini llogarine tuaj te Gmail per tu identifikuar. Ndiqni videon per hapat e metejshem.
Nese hasni veshtiresi ne instalimin e google analytics, komentoni me poshte dhe do t’ju pergjigjemi sa me shpejt. Gjithashtu per cdo pyetje dhe paqartesi te tjera mund te lini komentet tuaja me poshte ose na shkruani adresen [email protected]
-Webguida.al
[yasr_visitor_votes size=”medium”]
Lini një Koment