23 Menyra si Të Fitoni Para Online

Shkruar nga Fatmir Shehu

23 Menyra si Të Fitoni Para Online

Jeni duke kërkuar për mënyrat në të mira për të fituar para online JO nëpërmjet mashtrimeve?

WordPress është platforma me e madhe e publikimeve online me të cilën janë ndërtuar 27% e të gjitha faqeve web. Përdorni WordPress për të krijuar faqen apo bloëgun tuaj dhe mund të fitoni para dukë shkruajtuar për gjërat që doni dhe keni dëshirë e interes. Në këtë artikull ne do të ndajmë me ju 25 mënyrat më të mira për të fituar para online duke përdorur internetin dhe WordPress.

Para së gjithash, dua t’ju bëj me dije se këto nuk janë metoda  te llojit “behu i pasur online” apo “fito lek menjëherë”. Nëse po kërkoni të mësoni se si të beheni të pasur shumë shpejt, atëherë mendoj se jeni në vënin e gabuar.

Mos u besoni atyre që postojnë foto me makina  te shtrenjta apo shtëpia luksi. Pa prejashtim të gjitha janë mashtrime ose minimalisht janë para të fituara në mënyra të paligjshme. Mos harxhoni para duke paguar kurset, trajnimet apo metotad që mund t’ju ofrojnë me idene qe te beheni te pasur menjehere.

Ndryshe nga shumë artikuj qe mund t’keni lexuar rreth metodave të ndryshme, këtu do t’ju përmbledh vetëm ato mënyra të sakta dhe të ligjshme se si mund të fitosh para duke përdorur një blog WordPress. Shumë nga këto mënyra kërkojnë një investim, kohë dhe/ose para për tu aplikuar. Nëse këmbëngulni aq sa duhet, patjetër që do shpërbleheni shumë mirë.

Përpara se të filloni të përdorni njërën nga këto mënyra, ju duhet të këni një faqe WordPress të vetë-menagjueshme. Në këtë blog kemi të detajuar se si të krijoni blogun tuaj hap pas hapi për fillestarë.

Procesi i krijimit të një blogu është shumë i thjështë dhe mund ta ndjek kushdo. Nëse hasni vështirësi mund të na kontaktoni në cdo kohë në adresen tonë të e-maili [email protected] ose duke plotësuar formen e kontaktit, ose duke komentuar më poshtë.

Sapo të këni gati blogun (faqen) tuaj, atëherë jemi gati të ndjekim të gjitha guidat.

Duke qënë se ky është një artikull paksa i gjatë, më poshtë do të gjeni një përmbledhje të të gjithë përmbajtjes.

Shiko gjithashtu: Si Te Fitoni Para online – 10 Metoda

Fito Para me ane te permbajtes së blogut tuaj.

  1. Fito Para Me Affiliate Marketing dhe WordPress
  2. Fito Para me Google AdSense dhe WordPress
  3. Përdoni një Plugin WordPress për të shitur hapsira publicitare
  4. Shisni artikujt të promovuar
  5. Fitoni Para duke shkruajtur Reviews
  6. Fitoni Para duke shitur Website të ndryshme

Krijoni Një Faqe Private me Pagesë

  1. Krijo Përbajtje Për Përdorues me Pagesë
  2. Krijo një forum Privat

Krijoni një faqe Direktori duke përdorur WordPress

  1. Krijo një Faqe Punëdhënës/Punëmarrës me mundësi abonimi premium
  2. Krijo një Direktori Biznesesh me mundësi pagesash online.

Shit Produkte Dixhitale Online

  1. Shit libra elektronik (eBooks) online
  2. Shit kurse online

Shisni Shërbime Online

  1. Ofroni shërbime FreeLance (punë të ndryshme online nga shtëpia)
  2. Behu keshillues Binzesi Online
  3. Behu nje tranier (mesues online)

Shit produkte fizike Online duke përdorur WordPress

  1. Ndërtoni një biznes eCommerce duke përdorur ËooCommerce
  2. Krijoni një dyqan bluzash (t-shirt) për shitje online
  3. Krijo një Bizness DropShipping duke Përdorur WordPress
  4. Krijo nje Faqe Affiliate me Amazon duke përdorur WordPress

Behu një Programues ose Web Designer

  1. Zhvillo një Aplikacion WordPress
  2. Krijo dhe shit nje Template WordPress
  3. Shit punimet grafike online

Donacione

  1. Prano Donacione

Monetizoni Përmbajtjen e Blogut tuaj

Kur mendoni se si të fitoni para duke monetizuar faqen web, reklamimi është gjëja e parë që të vjen ndërmend.

Po, është shumë e vërtetë që mund të fitoni para duke vendosur reklama të ndryshmë në blogun tuaj por gjithashtu ka edhe mënyra të tjera. Disa nga këto mënyra që funksionojnë:

  1. Fitoni Para më Affiliate Marketig.

Çfarë është affiliate marketing? Affiliate Marketing do të thotë t’ju ofrosh lexuesve ose ndjeksve tuaj nje produkt ose shërbim duke përdorur një link të personalizuar, dhe të fitoni komisione cdo herë që dikush e blen atë shërbim ose produkt duke përdorur linkun qe ju i keni referuar atij. Affiliate Marketing është metoda më e thjështë për të fituar para online dhe nuk ka limit se sa shumë mund të arrini të fitoni në ditë, në muaj apo në vit. Si cdo lloj biznesi tjetër edhe Affiliate Marketing varet nga dëshira, vullneti dhe përkushtimi.

Një shëmbull i tillë në jetën e përditshme është kur një kompani X, ose një dyqan X ju ofron 10% ulje nëse sillni një shok. Pra ju përfitoni 10% ulje nëse miku që keni sugjeruar ka blërë atë produkt ose shërbim.

E njëjta mënyra aplikohet edhe për produktet dhe shërbimet qe ofrohen online ku shumica a kompanive ofrojnë programe shpërblimesh me anë të komisioneve. Amazon ofron deri në 10% komision për cdo shitje që bëhet nëpërmjet linkut tuaj të affiliate. Mendojeni kështu:

Thuajse të githa kompanitë ofrojne programe shpërblimesh me affiliate marketing por si mund të aplikoni ketë metodë në faqen tuaj WordPress? Pasi të keni krijuar partneritet me një kompani (p.sh Amazon.com) atëhere përdorni plugin-in ThirstyAffiliates për të inseruar linqet ne banerat që do vendosni ne blogun tuaj. Kur dikush i klikon dhe perfundon duke e blerë atë produkt ju fitoni automatikisht deri në 10% komision nga shitja.

  1. Fitoni Para me Google AdSense

Google AdSense është mënyrë shumë e thjështë për të fituar para me anë të një blogu. Gjithcka që duhet të bëni është vëtëm të instaloni një kod (script që ta ofron Google) në faqen tuaj në mënyrë që të shfaqen reklamat.

Ju do të paguheni saherë që dikush i klikon këto reklama. Këto lloj reklamash quhen reklama CPC.

Çfarë është CPC? CPC do të thotë “Kosto për klikim” (Cost per Click). Duke shfaqur nje reklamë CPC të Google Adsense, ju fitoni një sasi x parash cdo herë që reklama klikohet nga një visitor. Kostoja e klikimit përcakohet nga reklamuesi. Një mënyrë tjetëer është edhe CPM ku reklamuesi pagun për shikime të reklamës dhe jo për klikime. CPM do të thotë “kosto për 1000 shikime” ku M nga është numeri Romak 1000.

Google Adsense është  mënyra më e mirë për të nisur të fituar para onlinë nëse jeni fillestar.

  1. Përdorni nje Plugin WordPress për të shitur Hapsira reklamimi direkt.

Ndryshe nga reklamat e Google Adsense, fitimet nga të cilat varen nga ajo cfarë ofron reklamuesi dhe jo cdo klikim ka një vlerë fitimi fikse, të vendosësh reklama dirëkt më një cmim fiks shpesh mund të jetë zgjidhje më e lehtë.

Fare lehtë mund t’i reklamoni keto hapsira reklamimi ku ata persona që janë të interesuar do t’ju kontaktojnë për të negociuar për cmimin. Nëse dëshironi të të gjeni klientë potencial onlinë mund të përdorni BuySellAds, një maket online ku ju mund të promovoni hapsirat e disponueshme reklamuese ne blogun tuaj dhe kushdo që është i interesuar mund t’ju kontaktoj duke pranuar cmimin që ju keni përcaktuar ose duke negociuar per hollësirat.

  1. Shit Shkrime të Sponsorizuara

Disa blogers nuk pëlqejnë të vendosin reklama në faqet e tyre. Duke përdorur Google Adsense apo ndonje kompani tjetër të ngjashme ju nuk arrini më të kontrolloni përmbajtjen e këtyre publiciteteve. Shpesh reklamat janë të bezdisshme dhe shumë visitor përdorin AdBlock për t’i bllokuara fare keto reklama.

Një metodë alternative për të fituara para pa përdorur hapsira reklamuese (banera apo POP-up) janë shkrimet e sponsorizuara.

Vijon…..

[yasr_overall_rating]

Rreth autorit

Fatmir Shehu

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

1 Koment

Lini një Koment