Si te Fitosh Para Online [10 Metoda]

Si te Fitosh Para Online [10 Metoda]
Shkruar nga Fatmir Shehu

Ne artikullin tim të mëparshëm, fola për mënyrën si të krijosh një blog online ku paraqita të gjitha hapat që duhen ndjekur për të patur një blog online aktiv. Për të vazhduar më tej, në këtë shkrim do paraqes 10 mënyra reale se si të fitosh para duke shkruar ne blogun tuaj.

Të krijosh nje blog dhe të fitosh para me një blog, janë dy gjëra komplet të ndryshme. Jo detyrimisht të pasurit nje blog ju jep mundëisine të përfitoni të ardhura nëpermjet tij dhe anasjelltas, jo detyrimisht mund të fitoni para online vetem me anë të blogut. Ka shumë mënyra të tjera se si të fitoni online edhe pa pasur një blog apo një ëebsite. Si ffiliate marketing p.sh.

Nëse jeni në fillimet tuaja, ky artikull do t’ju tregojë mënyrat më reale dhë të sukseshme se si të fitoni para me blogun tuaj.

Le të shikojmë se cilat janë metodat më të sakta për të fituar para online duke bloguar.

1. Fito para me Google AdSense

AdSense është një platformë që zotërohet nga Google e cila ju jep mundësinë që të fitoni para duke shfaqur rekalama në blogun tuaj.

Për të filluar, ju duhet fillimisht të pranoheni në programin e AdSense.com duke u aplikuar me blogun tuaj. Plotësojeni formën e aplikimit me kujdes. Dikush nga stafi i Google do rishikoj aplikimin dhe nëse është në rregull më të gjithë normat atëhere aprovimi kryhet me sukses.

Sqarim: për fat të keq, nuk mund të aplikoni direkt me një blog në gjuhën shqipe. Listën e gjuhëve të lejuara për programin AdSense mund ta gjeni këtu: https://support.google.com/adsense/ansëer/9727?hl=en

2. Publiko Rekama ne formë Banner 

Kjo është metoda më e famshme qe përdoret gjerësisht nga kompani të mëdha e të vogla. 

Shumë kompani janë të gatshmë t’ju ofrojnë një sasi parashë nëse ju vendosni reklamën e tyre ne blogun tuaj. Kuptohet që në këtë rast marveshja është gjithmonë në dorën tuaj dhe kryesisht varet nga numri i vizitorëve qe blogu juaj merr në ditë apo në muaj. Sa më shumë i vizituar të jetë blogu aq më tëpër para duhet të kërkoni për reklamimin e bannerit reklamues.

Website BuySellAds është një marketplace ku mund të blini dhe të shisni hapsira reklamuese. Në rastin konkret ju jeni te interesuar të shisni hapsirë në blogun tuaj dhe dikush mund ta blejë ate.

Ja një screenshot i një websitë qe kërkon cmime të ndryshme për hapsira reklamuese të  madhësive të ndryshme ne website e tyre.

Le të bëjmë disa llogari të thjeshta:

Total Impression: 3,550,000 

Cmimi – 5$ për 1000 impression

3,550,000 / 1000 = 3550

Totali: 3550 x 5 = 17,750

Pra, ky website shet një hapsirë reklamuese me përmasa 350x250px fiton $17,750 për një muaj per nje hapsire reklamuese te vetme.

*Impression është numri i shfletimeve i cili është i ndryshëm më nr e vizitorëve. Për ta kuptuar më mirë, nje vizitor mund të kryej disa shfletime brenda një faqe. 

3. Shkruani një përshtypje (review) rreth një produkti.

Shumica e përshtypjeve që ju lexoni online, bëhen me pagesë ose kundrejt favoreve të tjera si p.sh ulje cmimi për një përshtypje pozitive. Kjo është e vertetë!

Shumë kompani paguajnë sasi të konsiderueshmë parashë për bloggerat që ata të shkruajnë përshtypje pozitive për produkte e tyre.

Besoj i keni parasysh ata qe kane shume ndjekes ne instagram duke pozuar ne resorte të ndryshme apo duke veshur veshje të një marke te caktuar. Padyshim secili nga ata paguhet për të bëre një reklamë të tille. 

E njëjta gjë është funskonon edhe me përshtpjet që mund t’i shkruani në një blog. P.sh nese keni një blog rreth make-up, lehtësisht mund të kontaktoni një kompani kozmetike dhe t’i kërkoni qe të shkruani nje artikull në formë përshtypjesh rreth produktit të tyre kundrejt pagesës kuptohet.

Nëse blogu juaj bëhet i njohur, ju siguroj që ata do te duan t’ju konktakojnë vetë.

4. Linqet tekstuale në Postime

Shumë kompani ju paguajnë edhe nese ju linkoni faqen e tyre në një nga shkrimet tuaja duke iu referuar produktit të tyre pa pasur nevojë të shkruani një përshtypje të detajuar. Mjafton ta përmëndni duke e linkuar.

Një shembull: rrjeti social më i madh në botë është facebook (nuk pefitoj asgje nga kjo pasi facebook nuk do t’ia di fare për një klikim qe mund t’i dergoj unë 😀 )

5. Bëni një video rreth Produktit.

Njelloj si mënyra 3 por në këtë rast duke bërë një video dhe jo artikull. Shume kopmani do ofronin shumë para nëse do benit një video për reklamimin e produkteve të tyre. Videot janë një mënyra e shkelqyer për të shpërndarë informacione ne një kohë shumë të shkurter.

Duhet te kuptoni që fillimisht ju duhet të keni një numër të konsideruar ndjeksish më të cilët duhet ta ndani këtë video. Askush s’ju paguan për një video që nuk e shikon asnjë person.

6. Affiliate Marketing 

Kjo është metoda më e preferuar që bloggerat përdorin për të fituar para online. Affiliate Marketing konsiston në promovimin e produkteve të të tjerëve në blogin tuaj nëpërmjet banerave ose linqeve ose dukë shkruar një përshtypje për ta.

Nuk është e njëjta gjë me mënyrat që përmënda pak me lart. Nëse në pikën 2 ju tregova se si mund te fitoni para duke publikuar reklamë baner ne faqen tuaj kundrejt nje cmimi fiks mujor, me affiliate marketing ju fitoni një % e cila varion nga 10% deri në 80% për cdo shitje që ju arrini të bëni nëpërmjet banerit ose linkut që ju keni vendosur në blogun tuaj.

Si fillim ju rregjistroheni ne programin e affiliate marketing dhe pasi pranoheni, ata do t’ju japin nje link unik identifikues dhe për cdo klikim apo shitje që kryhet nëpërmjet atij linku ju do përfitoni komisionin tuaj.

Ky është një link affiliate më kompaninë HostGator

https://partners.hostgator.com/c/346408/178138/3094

Nëse ju klikoni linkun dhe blini një paketë hosting nëpermjet tij, HostGator më paguan nje % në bazë të shitjes.

7. Shisni Produktin ose Sherbimin Tuaj Online

Nëse blogu juaj arrinë një popullaritet të gjërë për një fushë të caktuar atëherë ju mund të krijoni e shisni një produkt që kryn dicka speficike. Nuk është e thënë të jëtë produkt fizik.

Mund të jetë një eBook. P.sh nëse keni nje blog rreth recetave të gatimit dhe jeni të apasionuar pas gatimit, mund të krijoni nje eBook 100 Receta Gatimi dhe ta shisni.

Fakti që blogu juaj vazhdimisht shkruan për gatimin, kjo ju bën të besueshëm dhe lexuesit tuaj kanë sigurinë e duhur për të blerë nga ju. Ka kuptim për ju kjo gjë?

8. Ofro Trajnime/Kurse Online

Nese arrini të krijoni popullaritet të mjatueshëm në blogun tuaj, keni mundësi reale të krjoni dhe shisni kurse online. P.sh Nëse në pikën 7  ju përmëndëm shëbullin e eBook me recetat e gatimit, ngjashëm mund të krijoni një seri videosh ose trajnime live për të mësuar të interesuarit si të guatuajnë një nr x specialitetesh.

Secili nga ju ka një pasion, secili nga ne di dicka që dikush tjëtëer do paguante për ta mësuar. Mos e nënvlerso atë që di.

9. CPA Marketing

Edhe CPA Marketing është ndër mënyrat më të famshme për të fituar para online që përdoret gjerësisht. Cfarë është CPA Marketing? CPA do të thotë Cost Per Action – përshtatuar në gjuhen shqipe do të thotë Kosto për nje Veprim te caktuar.

Ky veprim mund të jëtë plotësimi i një forme, shkarkimi dhe intalimi i një programi ne pc apo një aplikacioni në smartphone. 

Shumë kompani aplikacionësh e përdorin këtë metodë duke ju ofruar publikuesve nje incentiv për cdo instalim të programit të tyrë nga përdoruesit. 

Për të parë disa oferta CPA vizitoni OfferVault dhe shikoni incetivet qe ju ofrohen për cdo Action qe ju mund t’ju dergoni këtyre ofertave.

10. Email Marketing

Email Marketing është gjithashtu një mënyrë shumë popullorë për të fituara par online. Si funksionon?

Duhet të krijoni një listë tuajën me abonentë të cilet janë nënshkruar për të marrë emaile nga ju në mënyrë periodike. 

Ne rastin e blogut per recetat e gatimit.

Duhet t’iu ufroni lexuesve tuaj të nënshkruhen për të marrë një recetë gatimi të re cdo jave. Në njërin nga keto emaile ose në të gjitha emailet mund të përfshini edhe eBook tuaj me pagese ku keni renditur 100 receta gatimi.

Avantazhi i përdorimit të WordPress për ndërtimin e blogut ju jep mundësinë e instalimit të shumë shtojcave që bëjnë të mundur shitjen online apo dërgimin e emaileve periodike. 

Me WooCommerce mund të shisni online me paypal ose kartë kreditit, ndersta me MailPoet mund të krijoni listën tuaj të emaileve dhe të dërgoni emailet dhe ofertat tuaja atyre që janë abonuar.

Bonus: Nëse blogu arrinë një popullaritet të lartë, ju mund të ofroni Guest Post me pagesë ku dikush do t’ju paguajë që të bëj një shkrim në blogun tuaj duke shkruar rreth produktit apo shërbimit të tyre.

Për ta mbyllur

Këto janë disa nga metodat që une ndër vite kam përdorur për të gjeneruar të ardhura online, të ardhura pasive duhet thënë pasi blogu nuk është një punë full timë që bej. 

Mjafton të zgjidhni njërën nga mënyrat që ju duken më të lëhta për tu ndjekur dhe të punoni për të paktën 2 ose tre muaj para se të kaloni duke përdorur një metode tjeter. Me kohën do mesoni e perfeksiononi njërën nga ato dhe do filloni te fitoni para me se s’ben 🙂

Nëse sapo keni krijuar një blog ose doni të nisni një të tille, shpresoj shumë që këto mënyrat t’ju kenë ngjallur sadopak interes dhe tju kenë dhënë besim për të vazhduar me tej.

Rreth autorit

Fatmir Shehu

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

Lini një Koment