10 Arsye se Pse Duhet Te Krijoni Blogun Tuaj

Egzistojne shume arsye se pse te kesh nje blog. Ne kete shkrim do nxjerr ne pah disa nga ato me kryesore. Shpresoj shume kjo liste t’ju nxise te ndermerrni kete hap qe edhe ju te keni blogun tuaj online.

A duhet te filloj nje blog?

Varet. Keto jane 10 gjerat qe duhet te merrni ne kosniderate.

1. Blogging eshte e thjeshte.

Po. Te nisesh nje blog eshte vertete shume e thjeshte. Pjesa me e veshtire eshte te ndertosh nje blog si fillim, gje te cilen e kam shpjeguar hap pas hapi ne kete shkrimNese dini si shkruani nje Email atehere ju dini edhe se si te menagjoni nje blog.

Me WordPress, s’keni nevoje te mesoni asnje gjuhe programimi qe natyrisht do t’ju merrte shume kohe. E vetmja gje qe do t’ju duhet te beni eshte te pershtasni pamjen e blogut dhe te perdorni ndonje plugin (shtojce) per ta bere blogun tuaj sa me funksional dhe atraktiv.

2.Google i Vlereson Blogjet

Kur blogu juaj eshte gati, Google shfleton faqet dhe shkrimet tuaja duke i indeksuar ato ne motorret e kerkimit. Qe do te thote, ju do filloni te keni vizitore ne blogun tuaj ne menyre organike. A nuk eshte kjo gje fantastike? Motorret e kerkimit ju ndihmojne te arrini me shume vizitore ne faqen tuaj te cilet mund te kthehen ne miq apo ne klientet tuaj.

3.Blogging Ju Ben juve nje Person me te Mire

Padyshim qe te menagjosh nje blog, ju ben nje person me te mire. Pse? Epo, te shkruash ne nje blog, ju ndihmon te permiresoni aftesite tuaja ne shkrim dhe ne komunikim. Do gjykoni me mire se kush jeni, dhe kush deshironi te beheni. Per me teper, kur beni nje aplikim per pune, shume punedhenes kerkojne per punonjesit e tyre informacione online dhe te kesh nje blog ku ju shkruani hapur mendimet dhe opinionet tuaja eshte nje “plus” i madh.

4.Te shkruash ne nje Blog, ndihmon edhe te tjeret.

Ju keni mundesine te ndani informacione dhe njohuri permes blogut. Si rrjedhoje, ju ndihmoni edhe te tjeret ne ndonje problem specifik. Le te supozojme se ju keni deshire te krijoni nje blog rreth menyrave se si te lesh duhanin. Ka jashtzakonisht shume njerez qe kerkojne nje ide/ndihme/zgjidhje se si te heqin dore nga duhanpirja. Natyrisht qe e njejta gje vlen per cfaredo lloj tjeter teme qe ju doni te trajtoni ne shkrimet tuaja.

5.Ju Mund te Fitoni Para me Blogun Tuaj.

Mund te keni pare ose degjuar njerez qe fitojne shume te medha parash duke shkruar ne blogje. Po, eshte e mundur qe te fitosh para duke pasur nje blog, Kerkon kohe, por sapo te keni lexuesit tuaj do filloni te fitoni para online dhe gradualisht ne varesi te angazhimit nuk ka nje limit se sa mund te fitoni.

Ne blogun e pare qe kam krijuar (ne gjuhen angleze), pas shume muajve te lodhshem arrita te kem rreth 200 vizitore unike cdo dite dhe ne fund e kam shitur 2000$. Keto ishin parate e para qe kam fituar duke perdorur internetin. Keto para me mjaftuan per te pasur optimizmin e nevojshem dhe me kan shtyre ne projekte te tjera disa prej te cilave jane teper te sukseshme.

Mjaftoni te beni nje kerkim te shpejt ne google per te pare se kush jane blogjet qe kan perfitimet me te medha (disa miliona dollare).

6. Promovimi i Vetes dhe Mundesi te Reja.

Kur keni nje blog, ju normalisht keni nje “mjet” ose nje “kanal” per te promovuar veten. Personalisht njoh njerez qe jane kontaktuar direkt nga drejtues kompanie dhe ju eshte ofruar nje vend pune ose nje partneritet. Kjo mund t’ju shume  rruge te cilat ndoshta as nuk i keni menduar.

7. Mund ta beni Shqiperine nje Vend me Te Mire.

Nje blog eshte nje zë i fuqishem. Kjo do te thote se ju mund te shpreheni mbi gjithcka qe mendoni, pelqeni apo nuk pelqeni. Dhe keto gjera normalisht ju ndihmojne te ndikoni ne mendimet e njerezve. Besoj se do keni lexuar shume artikuj qe jane bere virale, si ne Shqiperi edhe ne bote. Lexuesit edhe komuniteti ndikohen dhe i shperndajne duke dhene mendimet e tyre por duke u sensibilizuar. Ky eshte nje rast se si dy vajza te reja me ane te nje blogu reformuan shkollen.

Shqiperia mund te behet nje vend me i mire jo vetem duke denoncuar skandalet dhe duke bere politike por edhe duke promovuar vlerat.

8. Blogu ju ndihmon te zhvilloni biznesin tuaj

A ka kompania juaj nje blog? Nese jo, atehere ju po humbni shume. Blogjet kane nje impakt te thelle ne zhvillimin e biznesit tuaj.

P.sh, klientet tuaj potencial lexojne gjera interesante rreth suksesit te kompanise tuaj, idete, strategjite apo edhe produktet e reja qe ju nxirrni ne treg dhe mund t’i ktheni keta lexues ne kliente te rregullt. Ky eshte nje oportunitet i madh qe shume binzese te vogla e te medha nuk po e shfrytezojne.

Per me teper, bizneset qe kan nje blog online, thithin 97% me shume vizitor (kliente) ne faqen e tyre te produkteve pasi keto lidhje jane shperndare ne internet (profile sociale, email, etj).

9. Te besh Blog Mund te te Kthehet nje Hob.

Nese ke kohe te lire, dhe vazhdimisht shfleton ne Web atehere duhet te konsideroni te krijoni nje blog tuajin.

Shume shpejt do ndiheni te varur (ne kuptimin pozitiv) dhe do filloni te mesoni me shume gjera. Keshu qe.. nese mendon ta fillosh qe sot, cfare pret? Do kaloni eksperienca te bukura dhe nuk do keni asgje per te humbur.

10. Blogu ju ndihmon te permiresoni Aftesite tuaja ne shkrim dhe Argumentim.

Nese shkruani vazhdimisht per tema te ndryshme, do zhvilloni aftesite tuaja te komunikimit. Do filloni te jini me bindes dhe do keni me shume besim tek vetja. Une kam disa vite qw perdor webin, blogjet dhe mjetet e komunikimit online. Pavarsisht se vazhdoj te jem larg te qenit korret ne anen gramatikore, me ka ndihmuar shume ne aspektin personal por edhe profesional.

Disa fakte interesante

  • Sot jane perafersisht 130 milion lexues te abonuar ne blogje vetem ne Shtetet e bashkuara te Amerikes.
  • 90% e bizneseve qe perditesojne blogun e tyre, gjejne te pakten 1 klient (sigurisht qe edhe me shume) nga vete kjo veprimtari.
  • 61% e konsumatoreve Amerikan kane bere te pakten nje blerje duke u bazuar vetem ne rekomandimet qe kan lexuar ne nje faqe blog.
  • Ne Shqiperi, 90% e blogjeve jane krijuar  per interesa politike dhe financohen prej tyre  (Mendim personal).

 

Nese jeni gati te krijoni nje blog tuajin profesional, lexoni kete shkrim te detajuar me foto dhe me video se si te krijoni nje blog,

 

– WebGuida

Vleresimi i lexuesve
[Total: 4 Average: 5]

Rreth autorit

WebGuida

Webguida.al eshte nje blog i krijuar me qellim qe t'ju sherbeje te gjithe atyre qe deshirojne te mesojne si te krijojne nje blog online. Webguida perbehet nga nje staf me eksperience shumëvjecare ne webdesign dhe webmarketing.

Lini një Koment