Si të Lundrosh i Sigurtë Në Internet?
Në ditët e sotme, ku identiteti i njerëzve dhe të dhënat e tyre personale po vidhen apo keqpërdoren shumë shpesh, privatësia e vërtetë është kthyer në një nëvojë themelore. Nuk është më një sekret që ne monitorohemi për cfardo lloj aktiviteti që kryejme online: çfarë website vizitojmë, cfarë temash na pëlqejnë, çfarë kërkojmë dhe çfarë blejmë.
Çdo veprim i yni monitorohet dhe rregjistrohet me kujdes nga agjensite e reklamimit, ISP-t(kompanitë shpërndarse të linjës së internetit), dhe shumë palë tjera të treta. Pa përmendur këtu kriminelët kibernetikë që mund t’ju paraqesin kurthe të ndryshme për t’ju marrë (vjedhur) informacione sensitive si p.sh detajet e kartës tuaj te kreditit apo informacione të tjera me shumë rendesi.
Edhe pse është e vërtetë që nuk ka një mënyre 100% të sigurt për të qënduar Anonim online, egzistojnë disa hapa dhe mënyra për të minimizuar e parandaluar rrezikun e të qënit nën monitorim apo të piratimit gjatë kohës që ju qëndroni dhe shfletoni online, në facebook, twitter, instagram, kur lexoni njw gazetë online etj.
Dëshironi të qëndroni Anonim online? Përdorni një VPN
Deri më tani, VPN (Virtual Private Network) është mënyra me e besueshme dhe e sigurtë për të mbrojtur të dhenat tuaja dhe për të qëndruar anonim online. Kur navigoni online me nje VPN të aktivizuar, i gjithë trafiku bëhet nëpërmjet një “tuneli virtual” të enkriptuar, që do të thotë askush s’mund ta kuptoj cfarë po klikoni dhe cfarë faqesh po vizitoni në web.
Për më tëper, pajisja juaj(kompjuteri, laptopi apo telefoni) merr nje adrese tjeter IP, e cila shërben si maskë për identitetin tuaj duke bërë të shfaqet sikurë po shfletoni nga një shtët tjetër. Jo vetëm që ju mbron privatësinë por ju lejon të hapni edhe faqe të tjera që mund të jenë te bllokuara në bazë të lokacioneve gjeografike.
Si të përdorni një VPN?
Nëse sapo keni filluar të kujdeseni për privatësinë tuaj dixhitale, gjëja e parë që duhet të bëni është të zgjidhni një provider të besueshëm VPN. Duke qënë se egzistojnë shumë kompani që ofrojnë shërbime VPN, sigurohuni para së gjithash që ajo të ketë një numër të mjaftueshëm serverash dhe sistemin no-logs të përdorimit (fshirjen dhe mos-ruajtjen e të dhënave të shfletimit). P.sh NordVPN është një nga ato kompani që nuk ruan asnje të dhënë (logs) për të gjithë klientët e saj dhe aktualisht ka më shumë se 2000+ servera në më shumë se 60 vënde të ndryshme të botës.
Nëse e keni ndarë mendjen të kujdeseni për privatësinë tuaj online, konfigurimi është shumë i thjeshtë:
1. Shkarkoni aplikacionin NordVPN dhe bëni abonimin.
2. Zgjidhni një server me të cilin dëshironi të lidheni
3. Kaq! – Askush nuk ju kontrollon më se cfarë po bëni online
Nga momenti qe ju jeni i lidhur me një server VPN, cdo informacion që ju shpërndani në internet kryet në mënyrë të enkriptuar, duke bërë që edhe piratët kibernetikë ta kenë jashtzakonisht të vështire për t’i deshifruar. Kjo është tepër e rëndësishme sidomos nëse ju ndodh të lidheni online nëpërmjet ëi-Fi të hapura në lokale, aeroporte apo hotele të ndryshme. Niveli i sigurisë i këtyre ambienteve publike është zakonisht i panjohur, dhe në këtë mënyrë edhe shkalla e ekspozimit ndaj piratëve kibernetik është shumë i lartë.
NordVPN siguron të dhënat tuaja me enkriptim të niveleve më të larta me teknologji ushtarake kështu që ju mund të navigoni të sigurt dhe anonim nga hakerat, reklamuesit dhe palët e tjera të treta sa herë që shfletoni në internet. Aq më tepër ju mund ta instaloni atë deri në 6 pajisje të ndryshme dhe funskionon me të gjithë llojet e shfletuesve.
___________________________
Mendoni se dikush duhet ta lexojë këtë shkrim? Atëherë shpërndajeni me miqt tuaj në rrjetet sociale.
Lini një Koment