Ne kete shkrim do te paraqes guiden me te detajuar ne gjuhen shqipe se si te krijoj nje blog online per 20 minuta, pa pasur nevoje te mesoni HTML dhe pa humber shume kohe ne detaje te lodhshme.
Gjithashtu dua t’ju ndihmoj te shmangni gabimet e kushtueshme te cilat shumica e personave bejne.
P.S: Kjo guide to te jete rreth 20 minuta lexim, prandaj ju keshilloj te gjeni kohen e pershtatshme duke qene para kompjuterit tuaj qe ne fund te arrini te beni edhe shkrimin e pare ne blog-un tuaj. Nese do hasni paraqrtesi ju lutem me shkruani ne cdo kohe [email protected], do bej me te miren per tju ardhur ne ndihme.
Menjehere pasi te keni krijuar blogun funskional, une kam disa guida te tjera ku do t’ju shpjegoj se sit e merrni vizitoret e pare dhe per me teper si te fitoni para nga blogu juaj.
Nese nuk jeni akoma te sigurte, lexoni 10 arsye pse duhet te filloni nje blog online.
Si te krijoj nje blog? Nese jeni gati te ndqini guiden le t’fillojme…
Egzistojne 5 faza per te krijuar blog. Mos u shqetesoni, do t’ju paraqes edhe detajet me te hollesishme.
- Zgjedhja e platformes se blogut
- Zgjedhja e Domain dhe Host.
- Modifikimet dhe pershtatja
- Shkruaj postime dhe krijo faqe
- Trafiku (vizitoret) dhe monetizimi
Hapi 1: Si fillim – Zgjidhni platformen tuaj te blogut (WordPress)
Ka shume plateforma per te zgjedhur si p.sh WordPress, Tumblr, Blogger dhe te tjere.
Gjithsesi, duke pare shifrat ku 72 milion perdorues aktiv kan zgjedhur WordPress si plateformen e tyre te preferuar, qartazi kuptohet se kush eshte plateforma me e mire.
Keto jane arsyet se pse WordPress eshte plateforma me e mire:
- Eshte FALAS per tu perdorur (perfshire Temat, shtojcat, dhe instrumente te cilat shume plateforma te tjera nuk i ofrojne).
- Instalohet lehte.
- Ofron Siguri; WordPress perditesohet dhe monitorohet vazhdimisht duke e bere plateformen me te sigurte. Meqe jemi ketu.. NASA perdor WordPress per faqen e saj.
- Eshte lehtesisht e modifikueshme. Ka me mijra plugin-s dhe theme-s falas per te shtuar cfaredolloj elementi per ta bere faqen sa me atraktive.
Edhe pse plateformat e tjera jane ne pergjithesi OK, per mendimin tim asnjera nuk i afrohet mundesive qe te jep WordPress. Keshtu qe pa asnje dyshim ju duhet te zgjidhni WordPress sidomos nese sapo keni ndermend te krijoni nje faqe tuajne online.
Info: ne kete guide nuk do te keni nevoje te shkarkoni apo instaloni asgje ne kompjuterin tuaj.
Hapi 2: Zgjedhim dhe sigurojme emrin e Domain dhe Host.
Tani jemi ne pjesen me interesante! Per te instaluar plateformen e vete-menagjueshme te WordPress, ju duhen dy gjera:
Emri i Domain – Kjo do te jete adresa juaj personale ku njerezit do t’ju gjejne online here pas here. P.sh emri Domain i Google eshte www.google.com. Prandaj emri i blogut tuaj duhet te jete dicka e tille si EmriJuaj.com. Zakonisht nje emer domain kushton rreth $10/vit por nese me ndiqni hap pas hapi do t’ju tregoj se si ta paguni me lire.
Web hosting – Eshte serveri juaj online ku do te ruhen informacionet. Pa nje host nuk do te mundeni te perdorni as domain. Host eshte si nje kompjuter virtual ku ruhen te gjitha shkrimet, fotot dhe videot qe ju do postoni ne blogun tuaj . Cmimet per Host jane zakonisht mes $2-$5 ne muaj.Ko
Kushton shume here me lire se te pishe nje kafe ne bllok 😉 Por eshte nje investim i rendesishem per suksesin tuaj online.
Ku mund ta blej domain tim dhe Hostin?
Kur diskutohet per hostin, dy jane gjerat qe kane me shume rendesi.
- Shpejtesia e faqes – Koha mesatare qe i nevojitet nje faqe te shfaqet plotesisht pasi klikohet. (ne sekonda).
- Uptime – Qendrueshmeria online. (Disa web host ofrojne 99.9% siguri qe do jene online gjith kohes, qe i bie rreth 42 minuta ne muaj). Prandaj kerkoni ne host qe ofron 100% UpTime.
Ka me qindra kompani qe ofrojne sherbime host dhe domain. Te gjitha jane pak a shume te ngjashme dhe me cmime te peraferta.
Personalisht pasi kam kaluar shume ekperienca ne kompani te ndryshme, me Bluehost, iPage Godaddy, Hostmonster etj…
Tani une perdor dhe rekomandoj vetem www.HostGator.com per domain dhe per hosting.
Pse? Sepse asnje nuk i afrohet shpejtesise dhe sigurise online po aq sa HostGator.
HostGator ka nje performance te shkelqyer, lehtesisht i kontrollueshem dhe nje zgjidhje shume e mire per ata qe duan te fillojne. Gjithsesi ju mund te zgjidhni edhe ndonje host tjeter per aq kohe sa ofron hapsire dhe resurse pa limit. Kjo normalisht ju ndihmon te shmangni problemet qe mund t’ju lindin me vone.
Hapi 2: Konfigurimi i domainit dhe hostit.
1. Hapni HostGator.com dhe klikoni “Get Started Now”.
Mbani mend: Meqe une perdor hostgator, ju perfitoni 20% zbritje nese pedorni kete guide. Oferta me kete cmim aplikohet automatikisht. Per ta pasur sa me te thjeshte ne kemi krijuar nje kupon me te cilin ju do paguani vetem 0.01$ (1cent) per muajin e pare. Perdorni kuponin WEBGUIDA per ta perfituar.
2. Zgjidhni paketen “Hatchling”
Per momentin zgjidhni paketen Hatchling per nje muaj. Ndryshimi me paketes Hatchling dhe Baby Plan eshte se ne paketen e pare mund te lidhni vetem nje domain. Duke qene se momentalisht, ju duhet vetem nje domain atehere ju sygjeroj te filloni me kete. Sidoqofte, mund te kaloni ne paketat tjera kur te deshironi pasi gjerat do kene filluar te ecin mire per ju.
3. Zgjidhni nje emer domain per blogun tuaj.
Nese ju e keni nje domain, zgjidhni “I already own this domain” dhe vazhdoni tek hapat e tjere. Nese deshironi te rregjistroni nje domain te ri atehere ju keshilloj te kini parasysh disa gjera.
Si mund te zgjedh nje domain te mire?
- Duhet te jete i lehte per tu mbajtur mend – Mos zgjidhni domain pa kuptim ose dicka qe eshte i veshtire per t’u shqiptuar apo nje emer shume te gjate me shume vija ne mes. P.sh emrin: kompjuterat-me-te-mire.com mund ta zevendesoni me www.kompjutera.com
- Duhet te jete i vecante dhe domethenes – Emri duhet te tregoje se kush jeni dhe se cfare beni ose interesoheni. Tregohuni kreativ dhe zgjidhni dicka qe ju terheq.
- Duhet te jete serioz – Prapashtesat si “.com”, “.net” ose “.org” jane me populloret dhe listen natyrisht e kryesojne ata “.com”. Perpiquni te shmangni prapashtesat si p.sh .biz ose .xyz pasi nuk perdoren shpesh, jane veshtire per t’u mbajtur mend dhe nuk tregojne seriozitet.
Si shembull, une zgjodha domainin duajeshqiperine.com i cili rezulton i lire dhe une mund te vazhdoj rregjistrimin e ketij domaini ne llogarine time. Shkruni domainin qe deshironi dhe vazhdoni me poshte per te plotesuar te dhenat e tjera qe kerkohen.
4. Perfundoni rregjistrimin
Pasi te keni zgjedhur nje domain qe eshte i disponueshem dhe paketen “hatchling”, duhet ta rregjistroni duke plotesuar te dhenat personale dhe menyrat e pageses, pagesen mund ta kryeni me karten tuaj te bankes ose me paypal. Perdorni kuponin WEBGUIDA per te perfituar host me 0.01$ (1cent) per muajin e pare.
Kujdes: duhet te perdorni te dhenat e sakta te pageses dhe adresen tuaj te Email pasi do merrni te me email gjitha informacionet e nevojshme per tu futur ne panelin e administrimit te faqes me pas. (username, password, etj)
Disa sygjerime:
- Domain Privacy Protecion fsheh te dhenat tuaja personale ne “Databasen Whois”, nje database ne te cilen cdokush ka akses. Per ta kuptuar me mire cfare eshte kjo… klikoni whois.sc/google.com . Eshte nje menyre e mire per te mbetur anonim nese deshironi. Gjithsesi mund te mos e zgjidhni si opsion per te kursyer sa me shume.
- Mos zgjidhni asnje nga opsionet e tjera (Site Backup, Constant Contact, SiteLock Security) pasi nuk ia vlen te shpenzosh per to.. sidoqoft mund t’i shtoni nese ju duhen me vone.
Cmimi total $12.96 . Ne kete cmim eshte i perfshire domaini per 1 vit dhe host per nje muaj.
5. Futuni ne Hostgator dhe instaloni WordPress
Mund te duhen disa minuta derisa hostgator te verifikoje dhe krijoj llogarine tuaj keshtu qe kini pak durim. Do njoftoheni me email kur llogaria juaj do te jete gati.
Pasi llogari juaj eshte krijuar, eshte momenti te futeni ne panelin e kontrollit te hostgator dhe nga aty te te instaloni WordPress. Fatmirsisht, kjo behet me nje klikim.
Per instalimin e WordPress, shikoni videon me poshte.
6. Blogu eshte online, identifikohuni me username dhe passwordin tuaj.
Urime – Ju tashme dini se si te krijoni nje blog. Sapo instaluat WordPress dhe keni mundesini te beni te filloni qe tani te shkruani dhe postoni shkrime te ndryshme. Sic e shikoni, ishte shume e thjeshte dhe e drejtperdrejte.
Hapi 3 – Konfigurimi dhe pershtatja e blogut.
Ne ke seksion, do shpjegoj gjerat me kryesore qe lidhen me administrimin e WordPress.
- Veshtrim i pergjithem i panelit te administrimit te WordPress
- Ndryshime i design te blogut tuaj
- Instalimi i shtojcave (plugins)
- Optimizimi per motoret e kerkimit.
Nese keni mbaruar me instalimin, tani eshte radha e modifikimet dhe pershtatjes se blogut sipas deshires. Kjo pjese eshte goxha e lehte per t’u ndjekur.
Mbani mend: Linku per t’u futur ne panelin e administrimit te wordpress eshte gjithmone www.blogujuaj.com/wp-admin/ dhe duhet te perdorni kredencialet qe u krijuan automatikisht kur instaluat WordPress. (shiko video me lart).
Te kuptosh panelin e administrimit te WordPress
Kur identifikoheni per here te pare ne zonen e administratorit te faqes WordPress.. do te duket dicka e ngjashme me kete foto:
Le t’i marrim me radhe disa nga menut me kryesore qe ndodhen ketu.
- “Dashboard” ju shfaq panoramen e aktiviteteve te pergjithshme, pershire sa postime ndodhen ne blog, sa komente, faqet qe keni krijuar etj.
- “Posts” eshte seksioni ku ju mund te krijoni nje postim te ri ose te modifikoni ato postime qe keni.
- “Media” perfshine librarine e fotove, videove qe keni ngarkuar ne sajt. Ne kete seksion kryhet menagjimi i te gjitha ketyre informacioneve.
- “Pages“. Nga ketu mund te krijoni nje faqe permanete si pershebull faqen “Kontakte” ose “Sherbimet” etj.
- “Comments” eshte seksioni ku ju menagjoni komentet qe behen ne blogun tuaj. Nga ketu ju shikoni sa komente jane bere, cilat komente kane nevoje per aprovimin tuaj.
- “Appearance” – Nga ketu ju modifikoni pamjen e jashtme te blogut tuaj duke modifikuar temen qe keni ose duke instaluar nje teme te re. Kete pjese do e sqarojme te detajuar ne vijim.
- “Plugins” eshte seksioni ku ju mund te shtoni plugins (shtojca) si p.sh nje galeri per fotot apo nje forme kontakti.
- “Settings” eshte seksioni i fundit nga ku kryhen rregullimet e pergjithshme te blogut. Nga ketu ju mund te ndryshoni titullin e faqes, moton, mund te ndryshoni adresen tuaj te emailit, zonen kohore, paraqitjen e dates, etj
Ndryshimi i Dizajnit te Blogut (Tema dhe pershtaja)
Blogjet e WordPress perdorin Themes (Temat) per te ndryshuar pamjen dhe strukturen e jashtme te blogut. Instalimi, modifikimi dhe pershtatja e temave eshte nje proces shume i thjeshte.
Ka me shume se 2,000 tema profesionale qe mund te zgjidhni falas nga direktoria e temave te wordpress Falas. Me shume mundesi do gjeni temen e cila ju pershtatet por nese jo mund te kerkoni tema me pagese ne faqe te tjera si p.sh themeforest.net
Shikoni videon me poshte per mesuar si te instaloni nje teme per blogun tuaj.
Ky postim “Si te krijoj nje blog” perditesohet vazhdimisht.
Nese keni pyetje ose paqartesi na shkruani ne [email protected] ose shkruni komentin tuaj me poshte
[…] artikullin tim të mëparshëm, fola për mënyrën si të krijosh një blog online ku paraqita të gjitha hapat që duhen ndjekur për të patur një blog online aktiv. Për […]