Webguida.al

Si te bejme nje Postim ne WordPress

Si te bejme nje postim ne WordPress?

Nese krijimi dhe instalimi i nje blogu WordPress eshte nje proces qe kryhet per me pak se 10 minuta, mirmbajtja e blogut eshte histori tjeter.
Per te patur nje blog te suksesshem, ju duhet te postoni  vazhdimisht gjera interesante per lexuesit tuaj. Ne kete shkrim do paraqes shkurtimisht nje guide shume te thjeshte per fillestare se si te bejme nje postim ne WordPress.

Pasi indentifikohemi ne panelin e menagjimit te blogut, klikojme Posts e me pas Add New.

Sic e shikoni ne foton e mesiperme, une momentalisht po bej kete shkrim qe shpjegon si bejme nje postim ne WordPress.

Eshte e keshillueshme qe gjate krijimit te nje postimi, te respektohen shenjat e pikesimit, paragrafet dhe kryeradhen ne menyre qe te beni nje shkrim lehtesisht te lexueshem per syrin edhe nese lexuesi juaj po ju shfleton nga telefonat smartphone apo kompjuteri.

Nese deshironi te ngarkoni nje foto ilustruese ne shkrimin tuaj, klikoni Add Media dhe me pas ngarkoni foton qe deshironi.

Ne nje postim me mesatarisht 500 fjale, duhet te perdorni tituj dhe paragraf. Zakonisht titujt duhet te permbajne fjalet kyçe te shkrimit tuaj. Kjo ju ndihmon renditeni sa me lart ne motorret e kerkimit nese dikush kerkon per fjalen tuaj kyce. Kete shkrim une e kam bazuar ne fjalen kyce “Si te bejme nje postim ne WordPress” dhe me shume mundesi ne dikush deshiron te mesoj si te krijoj nje blog apo si te bej nje postim ne WordPress, ky do jete linku i pare qe do shfaqet ne Google. Pjesa e optimizimit ne motorret e kerkimit eshte nje aspekt shume i rendesishem ne te cilin do ndalemi me gjeresisht ne shkrimet e tjera pasi ka shume per te folur.

Eshte e keshillueshme qe ne nje postim te perdoret 1 titull h1 dhe disa nen-tituj (h2, h3, h4) dhe qe fjala kyce te perdoret menjehere qe ne paragrafin e pare te shkrimit tuaj.

Fotoja me poshte tregon si te krijojme titujt ne WordPress. Selektoni fjalen qe deshironi ta ktheni ne titull, me pas zgjidhni madhesini e titullit. H1 eshte madhesia me e larte e shkrimit. Titulli Si te Bejme nje Postim eshte i madhesise h2

Vendosja e fotos kryesore te shkrimit tuaj.

Per te vendosur imazhin evident qe do shfaqet ne faqen kryesore te blogut navigoni ne anen e djathte te panelit aty ky lexon Featured Image.

Klikoni Set Featured Image dhe me pas zgjidhni foton ilustruese. Kjo do te jete fotoja qe shfaqet krahas titullit te postimit ne faqen kryesore. Kjo sherben gjithashtu si foto kryesore nese postimet tuaja i shperndani me miqt ne rrjetet sociale.  Duhet te zgjidhni nje foto te pershtatshme qe ilustron permbajtjen e shkrimit tuaj.

 

Pasi te keni zgjedhur foton, dhe te keni mbaruar shkrimin tuaj zgjidhni kategorine ku do perfshini kete postim.  Momentalisht ne WebGuida ndodhen disa kategori si Guida, Instrumente online, WordPress etj. Kete shkrim do kaloj publikoj ne kategorine Guida dhe WordPress. Nese per ju ky eshte postimi i pare, atehere do t’ju duhet te krijoni nje kategori te re pasi te te kundert shkrimi do te postohet nen kategorine uncategorized qe do te thote e pakategorizuar. Kategorine e re e krijoni duke klikuar +Add New Category 

Publikimi i postimit ne WordPress.

Pasi te keni mbarur shkrimin, atehere eshte radha ta publikoni. Ne anen e djathte te panelit keni butonin Publish. 

Urime, ju sapo krijuat postimin e pare ne blogun tuaj. Nese keni pyetje, ju lutem perdorni formen e komenteve me poshte. Do t’ju pergjigjemi sa me shpejt.

Shperndajeni me miqt tuaj duke klikuar butonat e meposhtem. Faleminderit

WebGuida

[yasr_visitor_votes size=”medium”]